75 Mall Live Search
19:23 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Finalja e Botërorit për klube: Pjesa e parë, pa gola

Liverpool dhe Flamengo po luftojnë për t’u kurorëzuar mbreti i futbollit në botë për klube.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dyja ekipet lanë shumë për të dëshiruar, shkruan Indeksonline.

Liverpool, që u fut në këtë finale me “artilerinë e rëndë” nuk po arrin të dalë përpara me rezultat, vështirësi që i hasi edhe në ndeshjen e parë ndaj ekipit meksikan, Monterrey.

Të shohim nëse 45 minutat e dytë do të jenë të mjaftueshme për ta shpallur kampionin./Indeksonline/