75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 03 Shtator 2024 / Gj. Sh

Finalja e EURO 2024, arsyeja kryesore e ndarjes së Moratës dhe Alice Campello

Morata dhe Alice Campello u ndanë në mes të muajit gusht pas shtatë vjetësh martesë, kohë gjatë së cilës bënë katër fëmijë së bashku, shkruan DailyMail.

Përkundër kësaj, ata kanë deklaruar se ende e duan njëri-tjetrin, dhe kanë mohuar çdo thashethem për arsyen e ndarjes, pasi Morata u akuzua se ishte parë në fotografi eksplicite me një grua tjetër.

Por ajo që nuk është zënë në gojë prej tyre ka qenë: shkaku i ndarjes!

Mirëpo një debat në fushës pas fitores së Spanjës në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë, thuhet se shkaktoi ndarjen mes Alvaro Morata-s dhe gruas së tij, sipas një raportimi.

Alice raportohet se dëshironte që vetëm ajo, fëmijët dhe miqtë e saj të ishin në fushë për të festuar me Morata-n dhe nuk donte që prindërit apo familja e kapitenit të Spanjës të ishin të pranishëm, gjë që çoi në prishje të marrëdhënies së tyre.