Finalja e Europa League luhet me stadiumin gjysmë të zbrazur
Finalja e Europa League mund të luhet para mijëra vendeve të zbrazëta.
Sponsorët i kanë kthyer biletat ndërsa Chelsea dhe Arsenali nuk kanë arritur t’i shesin biletat e rezervuar, shkruan Indeksonline.
Dy klubet e Londrës kanë shitur 3.500, respektivisht 2.000 bileta dhe sponsorët kanë treguar gjithashtu mosinteresim për të ndjekur finalen e organizuar në Azerbajxhan.
“Times” raporton vështirësinë e kostos së udhëtimit në Baku dhe mungesa e linjave direkte.
Biletat e mbetura do të shkojnë në shitje të përgjithshme, megjithëse 23,000 bileta tashmë janë shitur në Azerbajxhan, dhe problemet e vizave kanë mohuar disa për udhëtim.
Ndeshja do të fillojë në orën 11:00 lokale, një tjetër pengesë për shitjen e biletave. /IndeksOnline/