Finalja e Këngës Magjike sjell Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristerin

Në natën finale të Këngës Magjike do të jenë prezent dy shqiptarët që morën pjesë në Eurovisionin e sivjetëm, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri.
Kjo është bërë nëpërmjet një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Shqipëri.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj.