10:48 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / C E

Finalja e Kupës së Kosovës i besohet Genc Nuzës

Sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në mes të Llapit dhe Dukagjinit.

Këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët me stemën e FIFA-s, gjyqtari kryesor Genc Nuza, asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt është caktuar Selim Isufi.

FFK e kishte lënë jashtë ndeshjeve të mëdha Nuzën edhe pse ndër vite është cilësuar si më i miri i futbollit kosovar. /IndeksOnline/