Finalja e Kupës së Mbretit, formacionet zyrtare: Barcelona – Valencia
Barcelona dhe Valencia takohen sonte në “Benito Villamarin” për të zhvilluar finalen e Kupës së Mbretit.
Barça sigurisht vjen si favorite në këtë ndeshje, por do t’i mungojnë dy yje të skuadrës, sulmuesi Luis Suarez dhe portieri Marc-Andre ter Stegen, ndërsa Valencia është shumë e motivuar pasi e siguroi kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, përkundër mungesave, Barcelona është ende favorite për ta fituar për të pestën herë radhazi titullin e Kupës së Mbretit, vetëm pak javë pasi e siguroi titullin e dytë radhazi të La Ligës.
Valencia ishte gjendur në një pozitë të vështirë rreth fillimit të sezonit, me vetëm një fitore në 11 ndeshje. Megjithatë, kjo skuadër arriti të ngrihet nga pozita e 15-të në të katërtën, pas tri fitoreve radhazi në fund të sezonit.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Barcelona:

Valencia:
