75 Mall Live Search
11:14 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Finalja e madhe në basketboll, KB Ylli – Prishtina

Sot është dita e finaleve në basketbollin kosovar, ku në konkurrencën e vajzave do të përballen Bashkimi dhe Prishtina, kurse në atë të meshkujve KB Ylli dhe Prishtina.

Dy finale të jashtëzakonshme, që pritet të sjellin ndeshje shumë interesante.

Bashkimi dhe Prishtina janë dy skuadra me traditë në basketbollin e vajzave të Kosovës dhe sigurisht e duan edhe një trofe. Me përforcimet që i kanë bërë, synimi i Kupës është prioritet për këto dy skuadra.

Te meshkujt, Ylli-Prishtina është një sfidë që po pritet me interesim të madh. Therandasit luajnë në shtëpinë e tyre dhe e duan trofeun e parë në histori të klubit, kurse bardhekaltrit kanë shumë përvojë dhe do të tentojnë të sjellin edhe një trofe në kryeqytet.

Takimet do të zhvillohen në Suharekë, ku janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Kupës.

Klubi organizator Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të bëjnë çmos që takimet finale të shkojnë sipas planit.

Orari i ndeshjeve:

14:00 Finalja e Femrave: Prishtina-Bashkimi

17:30 Finalja e Meshkujve: KB Ylli-Sigal Prishtina