75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / G T

Finalja e MLS-së, Messi dhe Muller flasin para ndeshjes: Është kënaqësi të takosh shokët, por s’jemi aq të afërt…!

Nesër zhvillohet ndeshja finale në MLS mes Inter Miamit dhe Vancouverit.

Lionel Messi dhe Thomas Muller u paraqiten në një konferencë për media para ndeshjes, shkruan Indeksonline

Muller tha se është kënaqësi të takosh disa miq të vjetër, por thotë se nuk janë shumë afër.

“Është gjithmonë kënaqësi me i taku disa shokë, por ne s’jemi aq afër… prapëseprapë kënaqësi që do t’i takoj.

Në anën tjetër, Messi shprehet i lumtur që ish-sulmuesi i Bayern Munchenit është duke luajtur në MLS”.

“Ne do të përballemi sërish me ta. Kemi luajtur me ta, na kanë eliminuar. Do jetë një ndeshje e vështirë. Me ardhjen e Mullerit, ai ekip bëhet edhe më i mirë. Një finale e veçantë”, u shpreh Messi

Ndeshja mes Inter Miamit dhe Vancouverit zhvillohet nesër nga ora 20:45.//Indeksonline//