Finalja e seniorëve në ‘Grand Prix Croatia 2022’, iu besua gjyqtarit nga Kosova Ardian Muhadri

Në Samobor te Kroacisë me datë 18-20 mars u mbajt turneu i radhës ‘Grand Prix Croatia 2022’.
‘Grand Prix Croatia’ mbahet çdo vit në fillim të vitit dhe është një nga turnetë më të mirë të karatesë në Evropën Qendrore.
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate në këtë turne, fitoj 10 medalje (prej tyre 1 artë, 3 te argjendta, 6 bronzta”.
E veçanta e kësaj është se finalja e seniorëve në këtë rast iu besua Gjyqtarit nga Kosova, Ardian Muhadri.


