20:05 / E Diele, 25 Shtator 2022 / C E

Finalja Milan-Inter në stadiumin e veçantë, Kryeministri ofron 8 milionë euro

Superkupa e Italisë do të luhet në 18 janarin e vitit të ardhshëm në Riad të Arabisë Saudite. Milani dhe Interi do të përballen mes tyre në një derbi të zjarrtë, që korrespondon me finalen e 35-të në histori.

Liga e Serie A ka marrë një ofertë europiane në lidhje me finalen mes kuqezinjve që fituan titullin kampion në Itali dhe ekipit të Simone Inzaghit, që mposhti 4-2 Juventusin në finalen e Kupës së zhvilluar në “Olimpico”.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka ofruar 8 milionë euro që derbi Milan-Inter të zhvillohet në stadiumin modern “Pancho Arena”, Felcsut, opsion që gëzon dy klubet e Milanos, pasi kursejnë rreth 5 mijë km udhëtim krahasuar me Arabinë Saudite.