23:28 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Finknete Bejta: Qytetarët e kanë kuptuar që kryeministri Haradinaj është garanca më e fortë për shtetin 100%

Fiknete Bejta kandidate për deputete, ka treguar se nga tereni po shohin mbështetje si asnjëherë më parë për AAK-në.

Ajo dhe kandidatë të tjerë të AAK-së nga Prishtina janë pritur në Obiliq nga familja Prenku e cila është edhe tradicionalisht mbështetëse e AAK-së dhe po ashtu edhe nga familjet Avdyli dhe Xhaka.

Kjo u bë e ditur nga Fiknetja përmes një postimi në rrjetin social facebook, e cila përveq të tjerash edhe tregoi se qytetarët e kanë kuptuar që kryeministri Haradinaj është garanca më e fortë për shtetin 100%./Indeksonline/.