Finlanda dhe Suedia dorëzuan aplikimin për NATO, për sa kohë pritet shqyrtimi, kush vendosë dhe çfarë do ndodhë me Erdoganin?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi sot se Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO.
“Pranova me gëzim kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës. Ju jeni partnerët tanë më të afërt”, tha Stoltenberg të mërkurën, pas pranimit të kërkesave për anëtarësim të ambasadorëve të vendeve skandinave.
Kërkesa tani do të duhet të vendoset nga 30 anëtarë dhe procesi pritet të zgjasë disa javë, shkruan Indeksonline.
I gjithë procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, por për shkak të kërcënimit të Rusisë, NATO dëshiron ta përshpejtojë të gjithë procesin dhe kjo çështje do të kryhet brenda pak javëve.
Pyetja është se çfarë do të bëjë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan?
Turqia ka befasuar aleatët e saj ditët e fundit duke thënë se ka rezerva për anëtarësimin finlandez dhe suedez. Stoltenberg tha të mërkurën se është i bindur se problemet mund të zgjidhen.
“Ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë përfundime të shpejta,” tha Stoltenberg, duke vënë në dukje mbështetjen e fortë të të gjithë aleatëve të tjerë./Indeksonline/