17:15 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Finlanda feston 100 vjetorin e shtetësisë, ky është urimi i veçantë nga Kosova (Foto)

Finlanda sot po shënon 100 vjetorin e shpalljes shtet.

Me këtë rast, Kosova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t`ia uruar shtetit mik këtë përvjetor.

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është shfaqur një logo e madhe ku shkruhet “Urime 100 vjetori Finlandë”, raporton Indeksonline.

Kjo pamje i ka dhënë hijeshi edhe vet ndërtesës së Qeverisë./Indeksonline/