75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / A. M.

Finlanda i ofron Ukrainës paketën e re të ndihmës ushtarake

Finlanda i ka ofruar Ukrainës paketën e re të ndihmës ushtarake.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar homologun e tij finlandez për këtë ndihmë, shkruan Sky News.

Bëhet e ditur se kjo paketë e ndihmës është me vlerë prej 100 milionë euro, duke e çuar totalin e ndihmës ushtarake të ofruar nga Finlanda në 1.5 miliardë euro.

“Kjo mbështetje forcon jo vetëm Ukrainën, por edhe sigurinë e Finlandës dhe pjesës tjetër të Evropës”, ka thënë Zelensky në një deklaratë në mediat sociale.