Finlanda ndaloi përdorimin e telefonëve në shkollë, rezultatet e para tejkalojnë pritshmëritë

Një ligj i ri që ndalon telefonat celularë gjatë orës së mësimit hyri në fuqi më 1 gusht në të gjithë Finlandën, një vend i njohur gjerësisht për arsimin e tij me cilësi të lartë.
Disa bashki dhe shkolla individuale kanë vendosur tani ta zgjerojnë ndalimin për të gjithë qëndrimin në shkollë, përfshirë pushimet.
Drejtoresha Maria Tallberg tha se kalimi në një shkollë pa telefona i ka “tejkaluar pritjet”.
“Sigurisht, studentët u mërzitën pak në fillim, veçanërisht sepse nuk mund t’i përdorin ato gjatë pushimit.Shumë thanë gjithashtu se nuk ishin të vetëdijshëm se sa të varur ishin nga telefonat e tyre. Tani më në fund i sheh sytë dhe fytyrat e tyre, gjë që është shumë më e këndshme sesa të përshëndesësh dikë që shikon në një ekran”, tha ajo.
Sipas raportit fillestar, nxënësit po shihen më shoqërorë dhe po diskutojnë shumë më shumë me njëri tjetrin.
Disa bashki dhe shkolla individuale kanë vendosur tani ta zgjerojnë ndalimin për të gjithë qëndrimin në shkollë, përfshirë pushimet./Indeksonline/