75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / MSH

Finlanda ua ndalon rusëve dhe bjellorusëve të blejnë prona

Qytetarëve rusë dhe bjellorusë do t’u ndalohet të blejnë prona në Finlandë, është njoftuar nga autoritetet e atjeshme.

Ndalimi, i cili hyri në fuqi dje, është pjesë e përpjekjeve të Finlandës për të forcuar sigurinë e saj kombëtare.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, e përshkroi këtë veprim si një “reformë të rëndësishme që u la pa u bërë për një kohë shumë të gjatë”.

“Kur fillova në Ministrinë e Mbrojtjes, e konsiderova këtë një mangësi dhe fillova përgatitjet për transaksionin e pronës rreth dy vjet më parë”, shkroi ai në X.

Ai vazhdoi duke thënë se ky veprim kishte të bënte me “forcimin e sigurisë së Finlandës” dhe “përgatitjen për të gjitha mjetet e ndikimit”.