75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Gj Sh

”Fino alla Fine”/ Zhegrova nis stervitjet me Juventusin

Në fundin e muajit gusht, Edon Zhegrova morri vëmendjen e mediave botërore, pasi në orët e fundit të afatit kalimtar, u transferua te skuadra e Juventusit.

Bardhezinjtë paguan plot 20 milionë euro te skuadra e Lille, për transferimin e yllit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Ky transferim bëri që Edon Zhegrova të humb edhe dy ndeshjet e muajit shtator të Kosovës, ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtrae, skuadra e Juventusit ka nisur stërvitjet, derisa pjesë e tyre ishte edhe Zegrova.

26-vjeçari ka publikuar foto nga stërvitja e sotme, ku krahas saj ka shkruar ”Fino alla Fine”.

Juventusi të shtunen me 13 shtator do të luaj derbin ndaj Interit dhe shpresojmë që Edon Zhegrova të bëj debutimin në atë ndeshje./IndeksOnline/