21:49 / E Enjte, 18 Prill 2024 / Gj. Sh

Fiorentina e Aston Villa sigurojnë gjysmëfinalen e Conference League

Fiorentina dhe Aston Villa janë dy skuadrat e para të cilat kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Fiorentina në ndeshjen e dytë çerekfinale, shënoi fitore ndaj Viktoria Plzen, me rezultat 2-0, pas extra-time, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me bararzim 0-0, derisa të dy golat ”Viola” i shënoi në vazhdime.

Nico Gonzalez në minutën e 92 dhe Cristiano Biraghi në 108 minutë ishin golashenues për Fiorentinën.

Ndërkohë Aston Villa ka kaluar në gjysmëfinale, duke e eliminuar skuadrën e Lille, pas ekzekutimit të penalltive.

Skuadra franceze, ku luan edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, e mbylli kohën e rregullt me fitore 2-1, rezultat ky i njëjtë me ndeshjen e parë, të cilën e fitoi skuadra e Unay Emeryt.

Në penallti futbollistët e Aston Villës u treguan më të saktë, duke fituar me rezultat 4-3, me dy penallti të prituar nga Emiliano Martinez.

Në gjysmëfinale Fiorentina e pret fituesin e ndeshjes PAOK – Club Brugge, derisa Aston Villa e pret fituesin e ndeshjes Fenerbahche – Olympiacos./IndeksOnline/