15:51 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fiorentina, gati ta “blindojë” Chiesan

Ekipi i Serie A, Fiorentina janë të etur për të zgjatur kontratën e anësorit me shumë vlera Federico Chiesa, sipas “Corriere dello Sport”-it, transmeton Indeksonline.

21-vjeçari ishte i lidhur me një largim nga klubi në afatin kalimtar të përfunduar së fundmi dhe ka tërhequr interes nga gjigantët e ligës, Juventusi dhe Inter Milani.

Megjithatë, La Viola hodhi poshtë ofertat për yllin e tyre, duke deklaruar se ai nuk ishte për shitje me asnjë çmim.

Në kthesën e fundit të ngjarjeve, raportohet se hierarkia e klubit mezi pret që të zgjasë kontratën aktuale të Chiesa, e cila zgjat deri në vitin 2022./Indeksonline/