75 Mall Live Search
17:07 / E Diele, 30 Mars 2025 / L A

Fiorentina i prish punë Atalantës për titull

Fiorentina ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës në Serie A.

“La Viola”, arriti që të mposht në “Artemio Franchi”, Atalantën me rezultat minimal 1-0.

Humbja e skuadrës nga Bergamo mund të ndikojë edhe në shancet e tyre për të fituar “Scudetton” të cilët në rast të fitores së Napolit ndaj Milanit, Atalanta mbetet 6 pikë larg dy pozitave të para.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Moise Kean, në minutën e 45-të.

Me këtë fitore Fiorentina, ngjitet në pozitën e 7-të dhe ka gjithsej 51 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në pozitën e 3-të me 56 të tilla./IndeksOnline/