75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 21 Shtator 2021 / C E

Fiorentina “kafshatë” e lehtë, Interi merr përkohësisht kreun e Serie A

Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së pestë të Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Fiorentinën në “Artemio Franchi” me rezultat 1-3, shkruan Indeksonline.

Fiorentina kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Sottil në minutën e 23-të.

Darmian barazoi rezultatin në minutën e 52-të të ndeshjes.

Interi kaloi në epërsi tre minuta më vonë me golin e sulmuesit Edin Dzeko.

Fitoren e vulosi Ivan Perisic me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Interi merr kreun e tabelës me 13 pikë, dy më shumë se Napoli dhe tri më shumë se Milani. /IndeksOnline/