75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fiorentina kërkon sa më shpejtë të mbyllë marrëveshjen për Suson

Spanjolli Suso, pritet të largohet nga skuadra e Ac Milan.

Disa ditë më parë, u raportua se Lyon dhe Roma janë futur seriozisht në garë për spanjollin e Milanit.

Mirëpo gjatë ditë të fundit në garë ka hyrë edhe skuadra tjetër italiane, Fiorentina.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Fiorentina është e gatshme të përshpetojë për Suso-n. Drejtorët e Violas duan ta mbyllin marrëveshjen këtë javë për të mposhtur konkurencën e dy ekipeve të lartë përmendura.

Kujtojmë që Milan do ta linte të lirë Suson nëse Fiorentina është e gatshme të paguaj 30 deri në 35 milionë euro për të./Indeksonline/