Fiorentina merr fitoren e parë, e mposht Lazion me përmbysje

Fiorentina e ka arritur fitoren e parë këtë sezon në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, Fiorentina e mposhti në shtëi skuadrën e Lazios, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Ishin mysafirët që e kaluan të parët në epërsi dhe shkuan në pushim me avantazh 1-0, me golin e Mario Gila, në minutën e 41-të.
Por në pjesën e dytë u shfaq një Fiornentinë krejtësisht tjetër, duke dominuar ndeshjen dhe e përmbysi rezultatin.
Ishte transferi i ri Albert Gudmundsson, i cili vetëm tre minuta pasi debutoi, arriti të fitonte penallti dhe u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 49-të.
Sulmuesi islandez shënoi edhe golin e dytë, përsëri nga penalltia, në minutën e 90-të.
Fiorentina ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, një më pak se Lazio./IndeksOnline/