75 Mall Live Search
17:07 / E Diele, 10 Prill 2022 / C E

Fiorentina mposht Napolin, Milani do të luaj i qetë

Napoli ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A.

Skuadra e Amir Rrahmanit është mposhtur nga Fiorentina me rezultat 2-3 në ndeshjen e javës së 32-të të Serie A.

Golat për Fiorentinën i shënuan Gonzalez (29’), Ikone (66’) dhe Cabral (72’).

Golat për Napolin i shënuan Mertens (58’) dhe Osimhen (84’).

Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë sfidë.

Napoli mbetet në vendin e tretë me 66 pikë aq sa ka Interi dhe një pikë më pak se Milani që kryeson tabelën. /IndeksOnline/