75 Mall Live Search
16:44 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Fiorentina ndërron pronar, heq dorë familja Della Valle

Fiorentina të dielën ka një ndeshje tepër delikate, ku një humbje me Genoa-n mund t’i hapte rrugë një rënie të bujshme në Serie B.

Por tifozët e ekipit italian sot janë të tronditur nga lajmi se familja Della Valle e ka shitur atë ditën e djeshme miliarderit italo-amerikan Rocco Commisso për 135 milionë euro.

Mbyllen kështu 17 vjet pronësi, që risolli ekipin e Firenzes në elitën e futbollit italian pas falimentimit që e kishte dënuar të luante në kategorinë e katërt.

Pronari i ri, Rocco Commisso, i lindur në Kalabri por i emigruar qysh në moshën 12 vjeçare në SHBA, është një sipërmarrës i suksesshëm i telekomunikacioneve amerikane, pronar i televizioneve kabllore si Mediacom. Pasioni për futbollin është i fortë, dhe një vit më parë u mund në momentin e fundit nga fondi Elliott për blerjen e Milan-it. /IndeksOnline/