21:34 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fiorentina në top-formë, kap vendin e dytë në Serie A

Fiorentina kthen më këmbë në tokë Spalin, skuadër që kishte pësua vetëm një humbje e kishte marrë 3 fitore në 4 javët e para të Serisë A. Skuadra vjollcë fitoi 3-0 në “Atmemio Franchi”, ku e dominuan kundërshtarin në çdo aspekt.

Kroati i Marco Pjaca e pati të thjeshtë të shtyntë topin drejt rrjetës në minutën e 18-të, pas një gabimi të mbrojtjes së largimin e topit.

Për Spalin u gjithçka më e vështirë në minutën e 28-të, kur Milenkovic realizoi të dytin pas një këndoreje.

Në pjesën e dytë Marco Pjaca ftoi në goditje Chiesa, që pak metra larg zonës së portierit vulosi shifrat në 3-0.

Më këtë sukses Fiorentina ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se Juventusi, që luan këtë të dielë në transfertë me Frosinonen.

Temat: