75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Fiorentina nuk lejon penalltitë, siguron finalen në ”frymën” e fundit

Fiorentina ka arritur të kalojë në finale të Conference League.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Fiorentina mposhti në udhëtim skuadrën e Baselit, me rezultat 3-1, duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-2, ku ndeshja shkoi në extra-time.

Gonzalez i dha epërsinë Fiorentinës, në minutën e 35-të, ku me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Amdouni shënoi për Baselin dhe barazoi shifrat në 1-1.

Gonzalez shënoi edhe njëherë në minutën e 72-të, duke ia rikthyer Fiorentinës epërsinë, dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Kur të gjithë po prisnin përfundimin e extra-time, dhe bëhëshin gati për ekzekutimin e penalltive, në skenë doli futbollisti Antonin Barak i cili shënoi në minutën 120+9.

Në finale Fiorentina do të përballet me skuadrën e West Hamit./IndeksOnline/