Fiorentina “pa frena” në merkato, skuadra e Piolit “hedh grepat” për sulmuesin shqiptar

Fiorentina duket se është futur fuqishëm në merkato, për përforcimin e repartit ofensiv.
Mediat italiane bëjnë me dije, se pasi siguroi shërbimet e Edin Dzekos, klubi “vjollcë”, me trajner Stefano Piolin, po mendon të transferojë edhe sulmuesin e talentuar shqiptar, Kristian Shpendi.

I ndjekur edhe gjatë dimrit të kaluar, Shpendi është konfirmuar se është një talent interesant: 13 gola në 38 ndeshje në Serie B, pavarësisht një dëmtimi në mes të sezonit. Ai ishte gjithashtu ndër më të mirët për gjuajtjet në portë: i teti në kampionat, me 27 gjuajtje në portë.
Këto statistika duket se kanë joshur drejtuesit e Fiorentinës, për të menduar një transferim të mundshëm të shqiptarit, i cili do të kompletonte sulmin së bashku me Kean dhe Dzekon.