Fiorentina para pak muajsh e shkarkoi si trajner, sot e zyrtarizon të njëjtin

Fiorentina është bërë me trajner të ri, pasi Prandelli dha dorëheqje nga drejtimi i skuadrës. Beppe Iachini është emëruar trajner i ri i skuadrës.
“ACF Fiorentina njofton se i ka besuar Beppe Iachinit si trajer të ri të skuadrës. Ai do të drejtojë stërvitjen e parë në CS Astori” thuhet në njoftim.
Por në fakt, Iachini ishte trajner i ekipit Viola në start të kampionatit, por që u shkarkua me 9 nëntor të vitit të kaluar./Indeksonline/
