Fiorentina për herë të dytë radhazi në finale të Confernece League

Fiorentina është skuadra e parë finaliste e Ligës së Konferencës.
Skuadra italiane siguroi finalen, pasi eliminoi në gjysëmfinale skuadrën e Club Brugge, me rezultat të pëgjithshëm 4-3, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e sotme përfundoi me barazim 1-1, por Fiorentina kaloi tutje pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua në Itali.
Ky është viti i dytë radhazi që Fiorentina arrin finalen e Conference League, pasi vitin e kaluar u mposht nga skuadra e West Hamt, derisa tashmë presin fituesin e ndeshjes Olympiacos – Aston Villa, me skuadrën greke që kanë epërsi 4-2 nga ndeshja e parë./IndeksOnline/