75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Firefox-i, 70 sjell logo të re dhe siguri më të lartë

Kompania thotë se ka bllokuar që prej muajit korrik 450 miliardë gjurmues dhe numrin i cili është rritur ndjeshëm që nga debutimi i Firefox 69 që aktivizoi funksionin automatikisht.

Mozilla promovoi Firefox-in 70 duke sjell indikatorë sigurie për sajtet HTTP dhe HTTPS si edhe një raport të ri privatësie, i cili tregon sesa herë funksioni “Enhanced Tracking Protection” ka bllokuar gjurmimin nga palët e treta, cookie-t, dhe kriptominerat.

Kompania thotë se ka bllokuar që prej muajit korrik 450 miliardë gjurmues dhe numrin, i cili është rritur ndieshëm që nga debutimi i Firefox 69 që aktivizoi funksionin automatikisht.

Nëse përdoruesit e Firefox-it duan të shohin se cilat firmat specifike të reklamimit janë duke i gjurmuar, ata mund të klikojnë ikonën e mburojës dhe të shkojnë tek opsioni “Blocked” për të parë cilat cookie janë bllokuar.

Me Firefox 70 sajtet gjithashtu tregojnë një ikonë jeshile për sajtet HTTPS dhe ikonë të kuqe për sajtet HTTP, duke na lënë të kuptojmë nëse po shfletojmë mbi një protokoll të sigurte ose jo.

Për më tepër ky version sjell përmirësime të performancës për Firefox-in në macOS dhe Mozilla thotë se është reduktuar konsumi e rritur shpejtësia me 22%.

Së fundi shfletuesi i ri adreson 14 probleme sigurie.