Firma kosovare merr pjesë në panairin “GULFOOD” në Dubai
Një firmë kosovare ka qenë pjesëmarrëse në panairin prestixhioz botëror, “GULFOOD” në Dubai.
“ Kelmendi GmbH” janë promotor të suksesshëm të prodhimeve të shumta nga Kosova duke i ofruar në tregun ndërkombëtar në shumë e shumë shtete anë e mbanë Globit.
Prezenca e tyre në panairin më të madh në botë të prodhimeve ushqimore që mbahet në Dubai nga data 17 deri më 21 shkurt është dëshmia më e mirë e një përfaqësimi dinjitoz.
Madje, para të pranishmëve, kosovarët kanë bërë shqiponjën për të treguar origjinën e tyre.

