22:54 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Firma që keqpërdori të dhënat e përdoruesve të Facebook po mbyllet

Cambridge Analytica, firma e konsulencave e cila u vu në qendër të skandalit të përdorimit të të dhënave personale të Facebook, po mbyllet

Firma akuzohet se përdori të dhënat personale të [përdoruesve të rrjetit social për interesa politike.

Sipas Facebook, të dhënat për e diku 87 milionë përdoruesve të saj u keqpërdoren nga kjo kompani përmes një aplikacioni. Kompania “Cambridge Analytica” njihet për shërbimet që jep për klientë politikë sidomos gjatë fushatave politike.

“Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë një zëdhëns i Facebook, raporton BBC.