“Firmino – çelësi i Liverpoolit”
Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, ka treguar rëndësinë e sulmuesit, Roberto Firmino në ekip.
“Reds” janë duke e shijuar fillimin e sezonit, pasi kanë fituar të gjitha ndeshjet.
Derisa Salahu dhe Mane janë shumë të mirë, Robertsoni beson se braziliani është çelësi i sulmit.
“Me teknikën e tij, golat, nuk besoj se ka ndonjë lojtar tjetër të këtij niveli. Njerëzit thonë se ka sulmues me të mirë, mirëpo nuk mendoj se ka ndonjë më të mirë. Është yll botëror. Është i aftë për të bërë gjithçka dhe kjo është e bukura e kësaj. U bën presion mbrojtësve dhe nuk ju jep kohë asnjë minutë”, deklaroi ai. /IndeksOnline/