21:44 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Firmino hyn në histori, goli i tij regjistrohet si i 7000-ti për Liverpoolin

Roberto Firmino dyfyshoi avantazhin për Liverpoolin në ndeshjen kundër Sheffield United.

Brazilian shfrytëzoi asistimin e Sadio Mane.

Është interesant të theksohet që ky ishte goli i 7000-të i Liverpoolit në elitën e futbollit anglez, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, golin e parë për ‘të kuqtë’ në këtë ndeshje e shënoi Curtis Jones.  

/Indeksonline/