Firmino realizon gol në Arabinë Saudite, e asistoi Mahrez

Skuadra e Al Ahli është duke luajtur ndaj Al Taee në javën e 21-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Rezultati momental në këtë takim është i barabartë 1:1, shkruan Indeksonline
Për mysafirët gol shënoi sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit shënoi me kokë pas një asisti nga Riyad Mahrez.
Kujtojmë që ky ishte goli i pestë i brazilianit këtë sezon në Arabinë Saudite./Indeksonline/