22:00 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Firmino vazhdon të mos i shikoj golat e tij

Brazilit i është dashur vetëm 12 minuta për të zhbllokuar rezultatin ndaj skuadrës së Perusë.

Gjatë një goditje këndi, mesfushori i Real Madridit Casemiro ka qenë në vendin dhe kohën e duhur duke shtyrë topin në rrjetë me kokë.

Vetëm shtatë minuta më pas brazilianët kanë dyfishuar rezultatin dhe merita kryesore i takon portierit kundërshtar teksa Firmino ka qenë ai që ka shënuar.

Ndërkohë Everton është përkujdesur për rezultatin e pjesës së parë 3-0. /IndeksOnline/