21:35 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fishekzjarre të shumta ndizen në Prishtinë, pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Fishekzjarre të shumta janë parë e dëgjuar sonte në dy anë të ndryshme të kryeqytetit.

Për disa minuta radhazi, qytetarët kanë mundur të shohin e dëgjojnë këto fishekzjarrë që ndriçonin Prishtinën.

E gjithë kjo ishte ‘festë’ e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas votimit të Qeverisë Hoti sot në Kuvendin e Kosovës.

Me 86 deputetë të pranishëm, Qeveria Hoti mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim, raporton Indeksonline.

Siç duket e gjithë LDK-ja i është gëzuar mjaftë shumë kësaj fitore, ku qeveria e tyre e re do të jetë bashkë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet, pas dështimit të koalicionit VV-LDK./Indeksonline/