21:11 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Fishekzjarret dëshmi që kinezët po mundohen të kenë ndikim në Ballkan

Një muaj më parë qielli i Sarajevës u mbush me fishekzjarre. Banorët lokal fillimisht nuk e kuptuan arsyen pse u hodhën ato por më vonë u morë vesh që u festua Viti i Ri kinez.

Përveç fishekzjarrëve, pati edhe program kulturor dhe argëtues. Të ftuar ishin shumë zyrtarë boshnjak.

Duket se përderisa, ish vendet e Jugosllavisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia po shikojnë të hyjnë në rrugën evropiane, Kina po përpiqet që të hap rrugën e saj të mandafshit në Ballkan, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Analisti i Ballkanit me bazë në Uashington, Jasmin Mujanoviç beson që fishekzjarret ishin tregues i mirë që Kina po fillon të ketë ndikim në Ballkan, transmeton Indeksonline.

“Fishekzjarret ishin një shembull i vogël simbolik i ndikimit në rritje të Pekinit në Ballkanin Perëndimor”, thotë analisti, Jasmin Mujanoviç.

“Unë nuk mendoj se njerëzit e zakonshëm në Ballkan e kuptojnë shkallën në të cilën Kina, shumë shpejt, është bërë një faktor në politikën rajonale, por elitat lokale me siguri e bëjnë”, përfundoi ai. 

Luftërat e viteve te 90-ta në Ballkan, la vendet në konflikte ekonomike, prandaj ka nevojë për burime të reja financiare. Kina po mundohet ta shfrytëzojë që të ketë ndikim në Ballkan./Indeksonline/

Mos i humb