75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / MSH

Fishekzjarret e Vitit të Ri vrasin dhe plagosin dhjetëra njerëz në Evropë

Fishekzjarret kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në Evropë, pavarësisht ndalimit të përdorimit të tyre.

Sipas mediave lokale në Holandë, një djalë 12 vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos rëndë teksa shikonin ndezjen e fishekzjarreve në oborr, shkruan BBC.

Policia holandeze ka arrestuar një burrë.

Në Gjermani, një 37 vjeçar humbi jetën në një shpërthim fishekzjarresh natën e Vitit të Ri në qytetin e Hennefit.

Rasti është duke u hetuar.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA gjithashtu raportoi se disa persona u plagosën në incidente në qytete të ndryshme të vendit.

Të paktën 80 njerëz u lënduan nga fishekzjarrët në Holandë, sipas De Telegraaf , përfshirë njerëz që humbën këmbët dhe duart në shpërthime.

Si Holanda ashtu edhe Gjermania ndaluan shitjen e fishekzjarreve gjatë periudhës së Vitit të Ri, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët holandezë e justifikuan masën duke thënë se lëndimet e lidhura me fishekzjarrët do të ngarkonin shumë spitalet që luftojnë virusin.

Pavarësisht kësaj, entuziastët në të dy vendet nuk janë penguar, me njerëz që kaluan kufijtë në blerjen e mjeteve piroteknike e deri tek ata që tentuan t’i bëjnë vetë ato.

Në Austri pati gjithashtu disa incidente, duke përfshirë vrasjen e një 23 vjeçari, i cili u lëndua nga një fishekzjarr që nuk shpërtheu menjëherë.