Fishkëllima e afishe/ Konstituohet parlamenti serb

Deputetët e rinj të Parlamentit të Serbisë janë betuar në seancën e sotme të Parlamentit serb.
Në seancën e paraparë që të zgjidhen edhe organet tjera, kjo është pamundësuar pasi që partitë opozitare në mes fishkëllimash kanë shpalosur banerë në sallën e seancave, raporton Euronews.rs.
Pas dhënies së betimit të të gjithë deputetëve, kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër Stojan Radenoviq, i ka mbyllur punimet për sot.
Ai ka thënë se deputetët do të njoftohen për vazhdimin e seancës me kohë.