75 Mall Live Search
17:08 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / MSH

Fishkëllimat ndaj Izraelit në ndeshjen me Kosovën, UEFA hap procedurën disiplinore

UEFA ka nisur procedurën disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën mbrëma u dëgjuan fishkëllima gjatë intonimit të himnit të Izraelit.

Kjo gjë, FFK-së mund t’i kushtojë me gjobë financiare, raporton Indeksonline.

Të dielën mbrëma, para fillimit të ndeshjes Kosovë-Izrael, tifozët kosovarë fishkëllyen himnin e izraelit, në shenjë proteste për luftën që Izraeli po bën me Palestinën.

Për shkaqe sigurie, edhe shitja e biletave të ndeshjes është bërë në mënyrë të personalizuar, teksa tifozëve u janë kontrolluar letërnjoftimet në hyrje.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimin në Europian përfundoi me rezultat 1-0, me gol të Milot Rashicës./Indeksonline/