19:40 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fisi e heq NEWBORN-in, drejtoresha Ardiana Qorraj e dërgon rastin në Polici

Largimi i monumentit të pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, për tu pastruar nga ngjyrat e përdorura, ka bërë që ky rast të lajmërohet tek organet e sigurisë.

Indeksonline mëson se drejtoresha e Institutit për Mbrojtje e Trashëgimisë Kulturore, Ardiana Qorraj, ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, pasi, sipas saj, autori i monumentit, deputeti Fisnik Ismaili nuk e ka njoftuar për këtë veprim.

“Prokurori kujdestar si dhe hetimet e krimeve të rënda dhe rasti është duke u proceduar. Monumenti “NewBorn” është nën mbikëqyrjen e Insitutit përkatës që nga viti 2015. Rasti është duke u proceduar dhe do të trajtohet nga krimet e rënda”, thotë ky burim .

Ndyshe, Ismaili ka njoftuar se largimi i saj është bërë me arysetimin për t’ia gërryer ngjyrat e përdorura mbi të gjatë përvjetorëve të kaluar dhe do të kthehet me pamje të re.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka thënë ai. /Indeksonline/