08:49 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Fisi fiton vendin e parë për logon e Tiranës, por me ide të kopjuar!

Logoja e kompanisë “Karrota” në pronësi të Fisnik Ismailit, mbrëmë është përzgjedhur më e bukura për që të shënoj vitin festiv të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Tanimë, Tirana do të identifikohet me markën “Tirana” me ngjyra të hapura.

“Tirana feston 100 vjetorin e saj me logon e krijuar me shumë dashuri nga Karrota. ”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Por ideja e Ismailit për dizajnimin e kësaj logoje siç duket nuk është idea origjinale e tij, por e frymëzuar nga diku tjetër.

Logoja me ngjyra dhe forma të ndritshme “Tirana” ka ngjajshmëri të shumta me logon “Truman”.

“Truman” është dizajnuar nga Rosie Manning. Ajo ka e ka shpërndarë logon e saj më 13 qershor 2016.

KËTU mund të gjeni logon “Truman”

Ndryshe, dizajnimi i logos “Truman” është përzgjedhur si njëra ndër trendet e dizajnit që do të jenë të njohura në vitin 2020.

Për më shumë shikojeni edhe vet këtë ngjajshmëri të madhe: