Fisinik Asllani e Leon Avdullahu titullar për Hoffenhaim në ndeshjen ndaj Leverkusenit

Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu duket se kanë fituar besimit te skuadra e Hoffenhaimit.
Ata janë titullar në ndeshjen e javës së parë të Bundesligës gjermane, ndaj Bayer Leverkusenit.
Asllani i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me Elversbergun, u rikthye te Hoffenhaim, madje shënoi gol dhe bëri asist në ndeshjen ndaj Hansa Rostock, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Po ashtu edhe 21-vjeçari Leon Avdullahu i cili pritet të ftohet nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e shtatorit, ishte titullar në ndeshjen ndaj Hansas, ku pati paraqitje të shkëlqyer./IndeksOnline/
