Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës
Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më i vlefshëm i Kombëtares së Kosovës.
Së fundmi, lojtarit “dardan” iu rrit vlera në sajtin e njohur “Transfermarkt”, shkruan Indeksonline
Nga 18 milionë euro, tani Asllani ka vlerën plotë 30 milionë euro.

Kjo rritje e çmimit vjen për shkak të formës fantastike me skuadrën gjermane në Bundesliga dhe me Kombëtaren e Kosovës.
Rritje të vlerës sot pati edhe mesfushori, Leon Avdullahu – tani vlen 17 milionë euro.
Kujtojmë se lojtari i dytë me vlerën më të lartë te Kosova është Edon Zhegrova (25 milionë euro)./Indeksonline/

