75 Mall Live Search
23:50 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Fisnik Asllani: Dy gola në qytetin tim të lindjes, jam krenar!

Skuadra e Hoffenheim shënoi fitore në Bundesliga, duke mposhtur 2:4 Union Berlinin.

Dy gola i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Asllani ka treguar se ndjehet tejet i lumtur dhe krenar – sepse këto dy shënime i bëri në vendin e lindjes, pra në Berlin.

“E gjitha filloi këtu, në Berlin, në qytetin tim të lindjes. Një moment shumë i veçantë për mua. Jam jashtëzakonisht krenar për fitoren tonë! Do të vazhdojmë kështu”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale

/Indeksonline/