75 Mall Live Search
00:04 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / G T

Fisnik Asllani: Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam shumë, shumë i lumtur

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore 0:2 ndaj Sllovenisë duke siguruar play-offin e Kupës së Botës 2026.

Fisnik Asllani që ishte golashënuesi i parë i këtij dueli tha se nuk e kishte imagjinuar se do vinte ky sukses, shkruan Indeksonline

“Edhe më ëndërru, nuk do ta imagjinoja kështu.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që goli im, na ndihmoi për t’u futur sa më mirë në lojë dhe ndihem shumë i lumtur.

“Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Na ka ndihmu me lujt mirë sonte”, u shpreh Fisnik Asllani

Kujtojmë që Kosova pas tri ditësh luan ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues, ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/