75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 12 Tetor 2025 / G T

Fisnik Asllani: Jam i befasuar me gjendjen e Suedisë, kanë super lojtarë

Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Kosovës nesër zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani u paraqit në konferencë për media para kësaj ndeshje, shkruan Indeksonline

Ai u shpreh i befasuar nga gjendja e kundërshtarëve.

“Jam shumë i befasuar nga Suedia. Ata kanë veç një pikë, kurse kanë shumë lojtarë të fortë. Isak, Gyokeres dhe Elanga. Jam i habitur, por nesër do jetë shumë vështirë për ne”, u shpreh Asllani

Kujtojmë që nesër ndeshja zhvillohet në stadiumin “Ullevi Arena” nga ora 20:45./Indeksonline/