75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / C E

Fisnik Asllani, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.

Gjatë kësaj ceremonie është prezantuar edhe futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili ka pranuar t’i bashkohet “Dardanëve”.

“Jam i lumtur që më ka ardhë mundësia te luajë për Kosovën. Falënderoj familjen time qe gjithmonë kanë qenë afër meje. Falënderoj edhe Agim Ademin e FFK-në”, u shpreh Asllani.

21-vjeçari është pjesë e klubit të njohur gjerman, Hoffenheim. Ai këtë sezon po luan si i huazuar te Austria Vienna.

Sulmuesi ka shënuar katër gola dhe një asistim në 13 paraqitje këtë sezon.